Trepça ’89 e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. “Xehetarët” triumfuan ndaj Prishtinës së Re me rezultat 0-2.
Gentrit Bislimi hapi serinë e golave për mitrovicasit në minutën e 50-të të takimit.
Kurse nëntë minuta para përfundimit të takimit Dzilah e dyfishoi rezultatin për fitoren e parë të “xehetarëve” këtë sezon.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Trepça ’89, arkëtoi tre pikët e para këtë sezon.
Prishtina e Re xhiron e dytë takohet me Vjosën teksa kërkon këndelljen, kurse 89-shi do të ketë punë me Lirinë e Prizrenit.






