17.3 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Trendafilova shkurtimisht në Kosovë, takime vetëm me Albulena Haxhiun dhe ndërkombëtarët

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë dhënë detaje për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë

Zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep, për Klan Kosovën ka thënë se vizita e Trendafilovës  këtë herë është shumë më e shkurtër.

Ajo theksoi se kjo vizitë përfshin vetëm takime dypalëshem duke përfshirë  shefin e Misionit të EULEX-it, përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Qëllimi është të sigurohet informacion publik për aktivitetet aktuale të gjykatës”.

“Gjykatësja Trendafilova planifikon t’i drejtohet shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë ndonjëherë tjetër në të ardhmen e afërt”, ka thënë Griep.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit