26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Trajneri i ri i Polonisë, “sfidon” Shqipërinë: Nuk e njoh humbjen, kualifikohemi për në Euro 2024

- Advertisement -

Aventura e tij me Portugalinë nuk u mbyll me sukses në Kupën e Botës Katar 2022 dhe tashmë Fernando Santos merr timonin e kombëtares së Polonisë.

Trajneri portugez do të ketë mundësinë e tij të provojë polakët në rrugëtimin për në Euro 2024, ku në muajin mars Polonia do të nisë aventurën e saj në Grupin E me Republikën Çeke, Shqipërinë, Moldavinë dhe Islandën.

Ai u prezantua në gjatë konferencës, ku gjithashtu dërgoi një mesazh të dukshëm për kundërshtarët e tij në grup duke nënvizuar se për të qëllimi është vetëm kualifikimi për në Euro 2024 dhe gjithashtu theksoi se nuk e njeh humbjen.

“Objektivbi është të kualifikohemi për në Evropian, por është e rëndësishme edhe të ecim me projektin e të marrim fitore. Unë dua të fitoj gjithçka, kjo është ambicia ime. Nuk kam ardhur për të humbur te Polonia, unë nuk e njoh humbjen. E rëndësishme është që para eliminatoreve t’i njohim mirë kundërshtarët, Federata më ka prezantuar një projekt dhe për mua është e rëndësishme që edhe te Polonia të bëj atë çfarë kam bërë në detyrat e mëparshme. Dua të lë gjurmë dhe të ndihmoj në ndërtimin e së ardhmes”, përfundoi Santos.

Santos do të ketë ndeshjen e parë zyrtare në krye të Polonisë më datë 24 mars ndaj Republikës Çeke. Tre ditë më pas, do të presë në shtëpi kombëtaren tonë të Shqipërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit