Tottenhami zyrarizon blerjen e madhe nga Man City

- Advertisement -

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Manchester City.

Klubi londinez po vazhdon përforcimet për sezonin e ri, me synimin për të rikthyer ekipin në garën për objektivat kryesorë pas dy sezoneve zhgënjyese.

Pas transferimeve të Andy Robertson, Marcos Senesi, Jan Paul van Hecke dhe Sandro Tonalit, Spurs kanë konfirmuar edhe ardhjen e Savinhos.

Sipas raportimeve, Tottenham do të paguajë deri në 100 milionë euro, përfshirë bonuset, për transferimin e brazilianit.

Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Savios nga Manchester City”, thuhet në njoftimin e klubit.

Savinho ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin dhe do ta mbajë fanellën me numrin 17.

Të ngjashme

Të fundit