Topi i Artë e komplikon vazhdimin e kontratës së Kane me Bayernin, zbulohet kërkesa e anglezit

- Advertisement -

Harry Kane dhe Bayern Munichu ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, e cila skadon më 30 qershor 2027.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi anglez kërkon kontratë deri në vitin 2030, ndërsa Bayerni i ka ofruar vazhdim deri më 2029. Kjo diferencë mund t’i kushtojë klubit gjerman rreth 25 milionë euro bruto.

Negociatat vazhdojnë dhe marrëveshja konsiderohet afër, por Kane nuk dëshiron të tërhiqet nga kërkesa e tij. Paga e tij raportohet të jetë rreth 13 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, fitimi i Topit të Artë mund të tërheqë interesimin e klubeve të tjera, përfshirë skuadra nga Turqia, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Premierliga.

Të ngjashme

Të fundit