Kanë filluar punimet ndërtimore në segmentin e dytë të projektit prej 10 km të Autostradës Shkup-Bllacë.
Makineritë e rënda të kompanisë fituese të këtij tenderi kanë zbritur në terren dhe kanë filluar punimet.
Me projektin janë paraparë 5 tunele në të dyja anët, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse anësore ose rreth 40 objekte, siç i quajnë ndërtuesit. Afati për ndërtimin e kësaj rruge është për 4 vite. Faza e shpronësimit është zgjidhur me mbi 65% dhe nuk do të jetë pengesë si në projektet tjera. Këto punime filluan fiks dy muaj pas hedhjes së gurëthemelit.
Për investimin e segmentit të dytë Shkup-Bllacë janë marr kredi prej 167,6 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa granti nga korniza e BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 30,82 milionë euro dhe pjesa e mbetur prej 23,58 milion eurove financohet nga buxheti i N.P. “Rrugët Shtetërore”.
Vetëm projektimi kushtoi 3.1 milion euro, para të siguruara nga grantet, për projektuesit SH.A. “Omega” dhe “Hill International”. Autostrada ka nga dy korsi vozitjeje në të dyja drejtimet, secila me gjerësi nga 3,5 m. dhe nga një korsi emergjente me nga 2,5m. Zëvendësdrejtori i këtij institucioni tha se vonesa dy muaj nga hedhja e gurthemelit ishin për një arsye.
Kompania që do ta ndërtoj5 segmentin e autostradës prej 10,5 km është “Granit”, e cila ka firmosur kontratën me shtetin dhe që sot nisi punimet në terren dhe do të kushtojë 222 milionë euro së bashku me pesë vjet mirëmbajtje pas inaugurimit të rrugës, e cila pritet të bëhet në verën e vitit 2030. Kujtojmë që segmenti i parë prej 2km i autostradës Shkup-Bllacë u zvarrit ndër vite gjatë ndërtimit dhe po ashtu mbeti një rrugë pa krye./RTV21





