24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Tomë Gashi me çaj e kikirikë thur lavde për Haxhiun: Ministrja më e mirë e Drejtësisë që ka pas Kosova

- Advertisement -

Avokati i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi karrierën e tij së fundi e ka vendosur më tepër në thurjen e lavdeve për Vetëvendosjen dhe deputetët, e zyrtarët e tjerë të saj.

Ky i fundit sot nisi ditën duke thur lëvdata për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai shkoi aq larg saqë tha se ministrja Albulena Haxhiu është Ministrja më e mirë e Drejtësisë as ka pas Kosova.

“Në diten e pavaresisë  së Amerikes me ministren ma të mirë të drejtësisë  qe ka pas   Kosova Albulena Haxhiu”,shkroi ai.

Ky publikim i tij erdhi pikërisht në kohën kur ministrja Haxhiu ka qenë e “thumbuar” nga shumë kritika pas deklaratave të saj që pati në kuadër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu ka kritikuar Kushtetuesen që sipas saj ende vepron “siç i thotë PDK-ja”, gjë për të cilën është kritikuar shumë për mënyrën se si është deklaruar për gjykatësit e Kushtetueses.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit