Real Madridi do të hapë stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ më 1 qershor 2024 për të parë finalen e Ligës së Kampionëve.
Këtë e ka bërë të ditur klubi në shortin e biletave për tifozët që nuk mund të udhëtojnë në ‘Wembley’ dhe të mund ta shijojnë finalen në shtëpinë e tifozëve të Real Madridit.
Edhe pse ende nuk i kanë bërë publike detajet e hapjes, në rrjetin televiziv të klubit, Real Madrid TV, kanë deklaruar se do të vazhdojnë me traditën e nisur dhjetë vjet më parë.
Pritet që tifozët do ta ndjekin ndeshjen në ekranet 360º në Bernabeu.