Klubi turk i futbollit Turgutluspor ka bërë histori duke nënshkruar me Zeynep Mestan si trajneren e tyre të re.
22-vjeçarja joshëse është ngarkuar me detyrën për ta çuar klubin në një epokë të re, shkruan The Sun.
Ish-futbollistja e femrave Mestan është bërë gruaja e parë që drejton skuadrën e meshkujve të ekipit turk.
Emërimi i saj u konfirmua nga Turgutluspor me një deklaratë në rrjetet sociale të martën.
Klubi tha në Instagram: “Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Zeynep Mestan për rolin e trajneres në përputhje me strukturën dhe objektivat e sezonit të ri.
“I urojmë suksese Zeynep Mestan, e cila do të marrë drejtimin e formacionit të ri dhe punës teknike të nisur në klubin tonë nën mburojën tonë kuqezi; shpresojmë që kjo epokë e re të jetë e mirë për komunitetin tonë, klubin dhe të gjithë tifozët tanë.” Trajnerja e sapoemëruar ka fituar një numër të madh ndjekësish nga karriera e saj si lojtare, me 21,300 ndjekës në Instagram.
Ajo ka luajtur për disa klube femrash në rajonet e Izmirit dhe Manisës të vendit, duke e filluar karrierën e saj si lojtare në Karsiyaka BES Spor në vitin 2019.
Mestan luajti së fundmi për Bornova Genc Yildizlar Spor në vitin 2025.
Hyrja e saj në menaxhim vjen vetëm gjashtë javë pasi Mestan festoi ditëlindjen e saj të 22-të.






