Barcelona kishte ofruar 100 milionë euro për Julian Alvarez gjatë afatit kalimtar të verës, ka zbuluar drejtori sportiv Deco.
Shuma do të paguhej në këste përgjatë tre viteve, por Atletico Madridi refuzoi të negocionte largimin e sulmuesit argjentinas.
Deco ka sqaruar gjithashtu se Barcelona nuk i kërkoi Alvarezit të deklaronte publikisht dëshirën për t’u larguar.
Katalanasit kishin punuar për transferimin e tij që nga maji, por në fund u detyruan të afronin Gabriel Jesus dhe Karim Adeyemin, ndërsa Alvarez mbeti te Atletico, ku ka kontratë deri në vitin 2030.






