Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, për vdekjen e tij ka reaguar edhe vëllai, Artan Hajrizi.
“Vëlla ti je i gjallë në zemrën tem”, shkroi ai në Facebook.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Artani ishte distancuar nga veprimet e Fatonit
Para pak orësh ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq që konfirmoi se Faton Hajrizi është vrarë.
Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.
Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.