6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Thorgan Hazard kalon te PSV-ja

- Advertisement -

PSV Eindhoven ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e Thorgan Hazardit nga Borussia Dortmundit.

Sipas marrëveshjes, reprezentuesi belg do të jetë i huazuar te holandezët deri në fund të sezonit.

“Është një klub i bukur me një fanellë të bukur. PSV është ende duke marrë pjesë në ligë, kupë dhe në Evropë. Me të vërtetë po pres me padurim garat e mëdha”, tha Hazard për faqen zyrtare të klubit.

29-vjeçari te PSV-ja do të mbajë numrin 11 në fanellë.

Sulmuesi anësor këtë sezon regjistroi 14 paraqitje me Borussia Dortmundin në Bundesligë, teksa nuk shënoi asnjëherë dhe nuk regjistroi asnjë asistim.

Thorgan Hazard numëron 47 paraqitje me Kombëtaren e Belgjikës.

transferimi |  PSV punëson Thorgan Hazard nga Borussia Dortmund

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit