6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Thirrja e Haradinajt: O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro, gjatë vitit të kaluar.

Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit. Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%! Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.

Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!

Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës.

Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!

RH

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=480516456773041&id=100044440716038

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit