9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Lladrovci: Legjenda e qëndresës së Jasharajve është në themel të Republikës së Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nurën dhe drejtuesit lokal të dy komunave, kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, me rastin e përvjetorit të qëndresës kundër sulmit të dytë të okupatorit kundër familjes Jashari, shkruan Scanner.

Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se “Legjenda e Jasharajve ishte e parashkruar nga i madh e i vogël nga kjo familje emblematike. Kjo legjendë e qëndresës është në themel të Republikës së Kosovës, të shtetit tonë, të lirisë, të tashmes dhe të ardhmes tonë. Sot e përgjithmonë”.

Postimi i plotë i tij:

Në përvjetorin e rezistencës shembullore të Familjes Jashari, me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, vazhduam traditën e homazheve të përbashkëta institucionale të dy komunave, në nderim të kësaj date të shënuar të historisë tonë të re.

Qëndresa heroike e Jasharajve përball ushtrisë okupatore, për herë të dytë do të rikonfirmonte se Familja legjendare nuk do të dorëzohej, njëherësh dëshmohej se okupatori nuk do të ndalej, deri në fillimin e fundit të okupimit serb, në marsin e Epopesë së UÇK-së.

Legjenda e Jasharajve ishte e parashkruar nga i madh e i vogël nga kjo familje emblematike. Kjo legjendë e qëndresës është në themel të Republikës së Kosovës, të shtetit tonë, të lirisë, të tashmes dhe të ardhmes tonë. Sot e përgjithmonë.

Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit