12.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Themelohet një njësi e inteligjencës brenda burgjeve të Kosovës

- Advertisement -
Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë do ta ketë njësinë e Inteligjencës korrektuese. Pjesëtarët e kësaj njësie do të merren me sigurinë brenda burgjeve, parandalimin e kontrabandës dhe çdo dukuri tjetër negative. Nga ky njësit i inteligjencës po kërkohet bashkëpunim i ngushtë me AKI-në.

Brenda të gjitha burgjeve në Kosovë do të operojë një njësi e inteligjencës korrektuese, raporton RTV Dukagjini.

NJIK, siç do të njihet kjo njësi, ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë brenda qendrave korrektuese, luftimin e kontrabandës dhe dukurive negative tjera.

Kjo lloj inteligjence brenda qendrave korrektuese rregullohet me udhëzim administrativ nga Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2019, njësia kishte funksionuar si pilot-projekt për të parë efektet e saj.

NJIK-u ka një serë detyrash, të cilat përshkruhen në nenet 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje.

“Njësia e inteligjencës korrektuese është përgjegjëse për identifikimin e individëve dhe grupeve që paraqesin kërcënim të sigurisë në institucionet korrektuese, informimin, shkëmbimin e informacioneve dhe inteligjencës me institucionet kompetente. Njësia e Inteligjencës korrektuese bënë: planifikimin, mbledhjen, sistemimin, analizimin, shpërndarjen dhe mbrojtjen e informacionit që paraqesin kërcënim dhe rrezik për rendin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese.”

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bëjnë me dije se kjo njësi do ta ketë drejtorin e vet, i cili është i obliguar t’i raportojë drejtpërdrejt drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

“NJIK udhëhiqet nga Drejtori, i cili është përgjegjës për funksionimin dhe realizimin e detyrave të parapara më këtë ligj i cili për punën e tij i përgjigjët Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. NJIK përbëhet nga Divizioni Operativ i Inteligjencës dhe Divizioni i Analizës së Inteligjencës. Roli i NJIK është mbështetja e vendimmarrësve të SHKK-së përmes aplikimit të praktikave më të mira të inteligjencës korrektuese dhe zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të inteligjencës, të dizajnuara për të ndihmuar procesin e vendimmarrjes dhe masat mbështetëse për të identifikuar, luftuar dhe çrrënjosur kërcënimet e sigurisë ndaj të burgosurve, stafit dhe institucioneve korrektuese.”

SHKK-ja bën me dije se NJIK-u tashmë ka fushë të gjerë veprimi.

“NJIK angazhohet dhe ka në fokus identifikimin e individëve ose grupeve specifike, që në një formë apo tjetër mundë të përfshihen ose planifikojnë veprimtari kriminale brenda institucioneve korrektuese. NJIK, po ashtu me fokus të veçantë angazhohet në mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve që kane të bëjnë me bindjet dhe ndikimet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit brenda institucioneve korrektuese. Aktualisht të gjitha qendrat mbulohen me zyrtarë operativ të inteligjencës”.

Nga ana tjetër ish-drejtori i SHKK-së që këtë njësi e sheh më se të nevojshme, thotë se si e tillë ajo duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.

“Këta njerëz që pranohen aty me kritere të veçanta, këta duhet trajnuar edhe brenda vendi edhe jashtë vendit, në mënyrë që me funksionu si duhet. Por, edhe me AKI këta duhet me pas një korrespodencë një marrëdhënie, ata kanë përvoja ma të gjata edhe pse jashtë institucioneve por munden me i ndihmi shërbimit shumë”, ka thënë Sokol Zogaj.

Përndryshe të gjithë zyrtarët e NJIK-ut duhet të pajisen me certifikatën e sigurisë të nivelit sekret.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit