6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Mustafi, Vuçiqit: Sa është marrëzi Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, po aq mund të jetë edhe ai i komunave shqiptare në Serbi

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafi, ka komentuar vizitën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bujanoc.

Mustafi në një prononcim për GazetaBlic thotë se Vuçiq duke e ditur shumë mirë se selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar është në Bujanoc, nuk takoi përfaqësuesi e shqiptarëve, por vetëm komunitetin serb, që sipas tij me këtë e tregoi edhe qasje që ka.

“E para vizita në një komunë pa takuar institucionet e kësaj komune pavarësisht a është kryetari, zv/kryetari apo kryetari i komunës shqiptar tregon qasjen ndaj saj. E dyta me qe krerët e kësaj komune janë shqiptarë duhet të ketë kujdes të shtuar”, tha Mustafi.

“E treta selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar është në Bujanoc çfarë nënkupton mungesën e vullnetit të Presidentit Vuçiq për të takuar përfaqësuesit e shqiptarëve për të treguar interesimin për zgjidhjen problemit me diskriminimin dhe neglizhencën sistematike nga qeveria e Beogradit”, shtoi Mustafi.

Mustafi thotë se vizita e Vuçiqit e fokusuar vetëm në komunitetin serb është skandaloze dhe sipas tij, Vuçiq tregoi edhe njëherë që nuk i konsideron qytetar të barabartë shqiptarët e Luginës.

“Pra një vizitë skandaloze e fokusuar vetëm tek komuniteti serb. Kjo tregon që kreu i shtetit serb nuk i konsideron qytetar të barabartë shqiptarët e Luginës, injoron institucionet që udhëheqin shqiptarët. E me këtë vizitë konfirmon mungesën e karakterit demokratik të Serbisë”, tha Mustafi.

“Ndryshe, vet vizita e Presidentit Vuçiq tregon për nevojën e domosdoshme për vendosjen e reciprocitetit mes standardeve dhe të drejtave të komunitetit serb në Kosovë me komunitetin shqiptar në Luginë”, tha Mustafi.

Mustafi komentoi edhe deklaratën e fundit të Vuçiqit ku tha se “Asociacionin i shqiptarëve të Luginës është marrëzi”.

“Dhe po, aq sa është marrëzi Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, po aq mund të jetë edhe Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi”, tha Mustafi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit