Thaçi president? Canaj për propozimin e Haradinajt: E ka ditur fort mirë çfarë po thotë

- Advertisement -

Analisti politik, Blerim Canaj, ka komentuar propozimin e Ramush Haradinajt që Hashim Thaçi të jetë president i Kosovës.

Canaj tha se Haradinaj, sipas tij, e njeh mirë situatën politike dhe se propozimi i tij është bërë duke pasur parasysh interesat e vendit dhe zhvillimet aktuale.

Duke folur për Thaçin, Canaj tha se ai është një figurë e argumentuar politike, duke e cilësuar si një prej politikanëve më të suksesshëm, bazuar në të arriturat që, sipas tij, Kosova i ka pasur gjatë qeverisjes dhe presidencës së tij.

“Kur flet zoti Haradinaj për këto tema, gjithmonë e paramendoj një person që ka mbajtur kufomën e vëllaut në krahë, edhe që ka emocion dhe ndjenjë për këtë vend. Jam i sigurtë që ai e dinë, e kërkon zgjidhjen më të mirën, duke pasur parasysh se qfarë orientimi ka marrë ky vend dhe nuk po e dimë ku përfundon. A është ide e mirë? Hashim Thaçi është i argumentuar. S’kemi nevoj me pytë a është ideja e mirë a po e keqe. Është i argumentuar si një prej politikanëve më të suksesshëm, me të arriturat që i ka pasur Kosova dhe gjatë qeverisjes së tij dhe gjatë presidencës së tij. Jam shumë i sigurt që Ramush Haradinaj e ka ditur fort mirë çfarë po thotë”, u shpreh ai në emisionin “Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit