12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Thaçi: BDI e tanishme dhe BDI e vitit 2002 kanë ndryshime të jashtëzakonshme

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Menduh Thaçi ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI e tanishme dhe BDI e vitit 2002 kanë ndryshime të jashtëzakonshme.

Kështu deklaroi Thaçi duke iu referuar deklaratës së tij të vitit 2017 ku kishte thënë se kurrë nuk do të bashkëpunonte me Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së.

Madje ai e kishte cilësuar atë si një udhëheqës i një grupi kriminal që sipas tij, i kanë terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për 18 vite.

“Unë kurr s’do të bëjë me Ali Ahmetin, a e kuptoni ju. Ali Ahmeti është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut 18 vite “, kishte thënë ai.

Derisa sonte në emisionin “Këndi i Debatit”, ai tha se transformimi i BDI-së në forcë politike ka qenë i mundimshëm.

“Një gerilë e armatosur të transformohet në forcë politike, është një proces shumë i mundimshëm. Më së shumti i ndihmon asaj gerile që të transformohet në forcë politike. Opozita e vërtetë e cila e sulmon me të gjitha mjetet e mundshme politike dhe demokratike dhe në asnjë moment nuk tregon kurrfarë frike prej tyre”, tha ai në Tëvë1.

Më tej, Thaçi tha se të gjithë të tjerët  që më pastaj janë paraqitë dhe kanë emitu sipas tij,  opozitën kanë pasur  synim vetëm dëmtimin e PDSh-së.

“Nuk është vetëm pasojë e kësaj beteje po është pasojë e një beteje paralele që ka pasur PDSH me vet sistemin në Maqedoni, i cili sistem pandërprerë e ka goditur PDSH-në. Që do të thotë se edhe maqedonasit dhe sllavët e kanë kuptu se cila është strategjia e jonë, ata gjithmonë gjatë këtyre dy dekadave kanë vepru që fillimisht të dëmtojnë dhe shkatërrojnë opozitën shqiptare. Një popull që s’ka opozitë leje që s’mund të konkurrojë të jetë komb por i mungon kategoria elementare morale se opozita atë punë e ka sulmin ndaj pushtetit, dhe në asnjë moment mos të tregojë minimumin e frikës. Dhe ky transformim i BDI-së ka qenë shumë i lodhshëm dhe shumë i mundimshëm. Të gjithë këta që më pastaj janë paraqitë dhe kanë emitu opozitën, unë ju them se detyrë dhe angazhim kanë pasur dëmtimin e PDSh-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit