Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që në të gjitha xhamitë të vendoset flamuri i UÇK-së.
Vendimi është nënshkruar nga kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Sipas këtij vendimi, flamuri do të vendoset edhe në minaret e xhamive.
Kjo po ndodh pak kohë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca në Hagë nis nesër me fillim nga ora 10:00.







