Teksa jemi vetëm pak orë larg finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, vëmendja e rrjeteve sociale dhe e publikut është maksimale tek të dërguarit në finale.
Por, për Mateon, orët e fundit kanë sjellë një “surprizë” nga e kaluara e tij, duke e nxjerrë zbuluar për një deklaratë që e kishte mbrojtur me bindje brenda shtëpisë.
Kohë më parë, gjatë një bisede me banorët e tjerë lidhur me ndërhyrjet estetike, Mateo doli “i pastër” duke pranuar vetëm një të tillë.
Ai u shpreh se kishte operuar vetëm veshët, duke theksuar se ky ishte një vendim i nxitur nga familjarët e tij për të shmangur bullizimin nga moshatarët gjatë viteve të shkollës.
Mirëpo, e vërteta jashtë mureve të shtëpisë duket se është krejt ndryshe!
Së fundmi, një foto krahasuese ka nisur të qarkullojë me shpejtësi dhe po bën bujë në portale dhe TikTok.
Siç mund të shihet qartë në imazh, krahas profilit të tij aktual në BBVA, është vendosur një foto e vjetër e Mateos kur ishte pjesë e një emisioni tjetër vite më parë.
Ndryshimi në tiparet e tij është i pamohueshëm, veçanërisht në formën e hundës, e cila duket qartë që ka kaluar nëpër duart e kirurgut plastik.
Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin diskutimet, duke theksuar se finalisti nuk ka qenë plotësisht i sinqertë me publikun për pamjen e tij.
Ndonëse ndërhyrjet estetike janë diçka krejt normale sot, “gënjeshtra” për t’i fshehur ato është ajo që ka ngacmuar më shumë rrjetin pak para se të hapet votimi përfundimtar.






