10.8 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Tha se “Asociacioni ka vdekur”, edhe Donika Gërvalla e ftuar për takimin e 31 janarit

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, është ftuar në takimin e 31 janarit, i thirrur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me partitë politike dhe shoqërinë civile në Kosovë. 

Temë diskutimi do të jetë modaliteti për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

“Po është ftuar kryetarja e Listës Guxo në cilësinë e zëvendëskryeministres. Në raport me pjesëmarrjen, mund të them që do jemi të përfaqësuar”, tha ajo.

Ditë më parë kryediplomatja deklaroi se propozimi për Asociacionin kishte vdekur dhe nuk mund të ringjallej.

Kujtojmë se në këtë takim nuk do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit