Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputet, nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396787, (42.30%), PDK-ja mori 196,474 vota (20.95%), LDK-ja mori 171357 (18.27%), ndërkaq koalicioni AAK-NISMA 66256 (7.06%).
Nga koalicioni AAK-NISMA, mandat në legjislaturën e re kanë siguruar këta emra:
Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbëreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.
Kujtojmë se pas 4 vjetësh, në Kuvend po rikthehet si emri i Fatmir Limajt, ashtu edhe i Daut Haradinajt.