13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Tërnava: Vetëm në dhjetë ditëshin e parë të Ramazanit shpërndahen mbi një milionë euro ndihma

- Advertisement -

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim Tërnava tha se në prag të muajit të Ramazanit kanë shpërndarë rreth pesë mijë pako për familjet në nevojë, ndërsa gjatë muajit të shenjtë presin të shpërndajnë edhe rreth 30 mijë pako tjera.

Myftiu në emisionin special kushtuar muajit të Ramazanit, “Fanari” tregoi edhe për donatorët.

“Neve veç para Ramazanit kemi shpërndarë diku pesë mijë pako për pesë mijë familje, besoj që gjatë këtij muaji do të shpërndajmë diku edhe 30 mijë pako për njerëzit në nevojë. Një pako ka vlerës 56 deri në 60 euro, të cilat janë sponsorizuar nga bizneset tona kryesisht, derisa 2400 pako janë sponsorizuar nga Arabia Saudite dhe pesë mijë pako presim të na vijnë këto ditë nga Turqia”, deklaroi Tërnava duke kujtuar faktin që pavarësisht se Turqia u goditë nga tërmeti, ky vend po dërgon pako për nevojtarët në Kosovë.

Më tej, Tërnava i falënderoi qytetarët e Kosovës si dhe mërgatën, të cilët tha se mbajnë të fortë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe kontribuojnë shumë për të ndihmuar sa herë që paraqitet nevoja. Ai tha se gjatë dhjetë ditëve të para të Ramazanit shpërndahen mbi një milionë euro ndihma.

“Shembull një thirrje që unë e bëj para Ramazanit tash për të shpërndarë ndihma, mblidhen së paku një milionë euro, që shpërndahen vetëm gjatë dhjetë ditëve të para të Ramazanit. Një thirrje që bëmë pas tërmetit në Turqi u mblodhën 400 mijë e 500 euro. Thirrje për vërshime, u bënë mbi 130 mijë uro,mos të gaboj më shifër tani. Janë ndihmuar diku 27 shtëpi në Mitrovicë dhe disa shtëpi në Skenderaj. Deri tash kemi ndërtuar edhe 365 shtëpi për njerëzit të cilët janë në nevojë. Kemi dërguar edhe mbi 400 vëllezër dhe motra për shërim në Turqi”, shtoi kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës. /Teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit