27.7 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Tërmeti në Turqi: Dëmtohet hoteli ku qëndronte ekipi kosovar, nisen për në Prishtinë

- Advertisement -

Ekipi i të rinjve kosovar të mundjes ndodhej në qytetin e Kahramanmarash në Turqi në kohën kur shteti turk u godit nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës rihter.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se hoteli ku qendronte ekipi i Kosovës ka pësuar dëmtime nga tërmeti. KOK gjithashtu ka njoftuar se ekipi kosovar është rrugës drejt Kosovës.

Afër 600 persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Turqisë, gjegjësisht në provincën e Gaziantep, e që është ndjerë edhe në disa shtete përreth.

NJOFTIMI I KOK-ut:

Komiteti Olimpik i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.

Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February”.

Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.

Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit