Ter Stegen huazohet te Ajaxi

- Advertisement -

Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës për sezonin 2026/27.

Ter Stegen në sezonin e ri do të luajë në Holandë tek Ajaxi, skadër kjo që e prezantoi të martën.

Në të vërtetë, Ter Stegen është huazuar nga Barcelona te Ajaxi deri në fund të sezonit pasi nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll.

“Do ta dërgojmë Ajaxin në vendin që e meriton”, ishin fjalët e para të portierit gjerman pasi u zyrtarizua te skuadra holandeze.

Ter Stegen është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014, që kur u largua nga futbolli në Gjermani.

Sezonin e fundit, në gjysmën e dytë të tij, Ter Stegen u huazua te Gironi kurse tani vjen huazimi edhe te Ajaxi për një vit.

34-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Barcelonës deri në verën e vitit 2028.

Të ngjashme

Të fundit