10.7 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Tentim vrasja në Podujevë, këta janë tre të miturit që u arrestuan

- Advertisement -

Policia sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tre djem të mitur kanë therur me thikë dje në Podujev një person të mitur.

Në një njoftim të dytë policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’ rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, njofton Policia.

Kurse, që tre të arrestuarit janë 17-vjeçar.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; J. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Z, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale ”Vrasje në Tentativë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit