Temperaturat mbi 32 gradë Celsius, nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në njoftim thuhet se në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime. Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim

 

Të ngjashme

Të fundit