Pas takimeve ndaras me Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dy negociatorët, pra Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë duke zhviluar një takim trepalësh.
Siç raportohet, takimi ka filluar rreth orës 19:00.
Sjellim ndër mend që në këtë takim do të diskutohet për rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Gjatë ditës, Bislimi ishte takuar ndaras me Lajçakun.