Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

- Advertisement -

Nga zyra e Kuvendit të Kosovës kanë njoftuar se të hënën nga orën 11:00 do të mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas njoftimit, në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Veç kësaj, pikë e rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Ky është njoftimi i plotë:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës;

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Dhe: III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Të ngjashme

Të fundit