Shtatë mjekë dhe infermierë do të përballen të hënën në gjyq për akuzat se ishin të përfshirë në vdekjen e ikonës së futbollit argjentinas, Diego Maradona.
Procedurat, të planifikuara fillimisht për të filluar më 4 qershor, janë shtyrë dy herë, dhe profesionistët mjekësorë tani do të përballen me dënime deri në 25 vjet nëse shpallen fajtorë, transmeton Klankosova.tv
Prokurorët pretendojnë se i akuzuari nuk ofroi kujdes të përshtatëshëm në shtëpi, duke e lënë Maradonën të duronte një dhimbje përpara vdekjes së tij.
Një panel prej 20 ekspertësh mjekësorë i mbledhur nga avokati i shtetit argjentinas në vitin 2021 arriti në përfundimin se futbollisti legjendar “kishte një shans më të madh për të mbijetuar” nëse do të kishte marrë trajtimin e duhur në një institucion të specializuar.