16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Të gjithë të lumtur përveç Hazardit gjatë festës së trofeut të Superkupës së Spanjës

- Advertisement -

Eden Hazardi u duk tejet i palumtur derisa bashkëlojtarët e tij të Real Madridit ishin shumë të gëzuar gjatë festës së fitimit të Superkupës së Spanjës të dielën.

Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletic Bilbaon falë golave nga Luka Modric dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite, raporton Gazeta Express.

Por derisa të gjithë festonin të lumtur, Hazardi nuk buzëqeshi qoftë edhe një herë.

Ish-ylli i Chelseat nuk u përdor fare nga trajneri Carlo Ancelotti në dy ndeshjet e Superkupës në Arabinë Saudite.

Sulmuesi belg po kalon kohë të vështira në Santiago Bernabeu këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm një herë titullar deri tani nën urdhrat e Ancelottit.

Ai ishte lojtari i vetëm i palumtur i Real Madridit mbrëmjen e së dielës dhe e hoqi medaljen e fituesit nga qafa më vonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit