15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Të gjitha vendimet që i mori Qeveria sot

- Advertisement -

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të rregullt në të cilën ka:

–          Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.

–          Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

–          Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Projektligji synon organizimin më të mirë të trupave inspektuese, reformën dhe rritjen e efikasitetit në këto trupa, zbatimin me të mirë të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit, për një jetë më të mirë të qytetarëve.

–          Nominuar përfaqësuesit e Qeverisë Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si në vijim:

o   znj. Nurije Shala, këshilltare politike në kryeministri,

o   z. Sllavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, dhe

o   z. Eros Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë;

–          Themeluar Komitetin Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të programeve IPA 2018 dhe IPA 2019.

–          Ndarë 45,000.00 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim promovimin e Republikës së Kosovës dhe një perspektivë më premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.

 

–          Miratuar Katalogun e Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, si kërkesë që rrjedh nga aktet normative për zyrtarë publikë. Ky katalog përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale. Ai lehtëson procesin e klasifikimit dhe grupimit të vendeve të punës për kategorinë profesionale në shërbimin civil.

 

–          Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/30 të datës 12 maj 2020.

–          Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor/e Ekzekutiv/e në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

–          Aprovuar Programin e përgatitur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Ky program synim kyç e ka avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përmes granteve e subvencioneve, dhe një hap i Qeverisë sonë në drejtim të mbështetjes financiare për mediat, OJQ-të, studentët e kategoritë e ndjeshme, për integrim të plotë e zhvillim të barabartë.

–          Miratuar koncept-dokumentin për Trajtimin e Mbeturinave.

–          Miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit të pronave të prekura nga realizimi i projektit “Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.

 

  1. sednica Vlade Republike Kosovo

 

Priština, 23. oktobar 2024

 

 

Vlada Republike Kosovo je održala redovnu sednicu na kojoj je:

 

 

– Odobrila inicijativu za zaključivanje Sporazuma o saradnji „Protokol za obuku i saradnju u oblasti vojnog zdravlja“ između Ministarstva odbrane Republike Kosovo i Ministarstva odbrane Republike Turske. Kroz ovaj protokol moguće je ponuditi dodatne kvote za lečenje vojnika KBS-a u turskim vojnim medicinskim ustanovama. Ovim sporazumom  kvota dostupnih medicinskih tretmana se povećava sa 50 na 75 godišnje. Svi ovi tretmani su besplatni i rade se u vojnim bolnicama;

 

– Usvojila Nacrt zakona o Agenciji za upravljanje vanrednih situacija;

 

 

– Usvojila Nacrt zakona o Centralnoj inspekciji za životnu sredinu, vode, prirodu, građevinarstvo, kao i za zaštitu od zračenja i nuklearnu bezbednost. Nacrt zakona ima za cilj bolju organizaciju inspekcijskih organa, reformu i povećanje efikasnosti ovih organa, bolju primenu važeće zakonske regulative i opštu zaštitu životne sredine, za bolji život građana;

 

– Nominirala predstavnike Vlade Republike Kosovo u Konsultativno veće za zajednice, kao u nastavku:

o gđu. Nurije Shalja, politička savetnica u Vladi,

o g. Slaviša Mladenović, poverenik za jezike, i

o g. Eros Gashi, politički savetnik u Ministarstvu pravde;

 

– Osnovala Upravni odbor za nadzor nad sprovođenjem projekta „Šema mladih profesionalaca“ u okviru programa IPA 2018 i IPA 2019;

 

 

– Odvojila  45.000,00 evra za Bečki ekonomski forum u cilju promocije Republike Kosovo i perspektive za ekonomsku saradnju u međunarodnoj areni;

 

 

– Usvojila Katalog radnih mesta za državne službenike, kao zahtev koji proizilazi iz normativnih akata za javne službenike. Ovaj katalog sadrži preko 1500 radnih mesta kao i potrebne klase, grupe i oblasti obrazovanja za radna mesta ove profesionalne kategorije. Olakšava proces razvrstavanja i grupisanja poslova za stručnu kategoriju u državnoj službi;

 

– Izmenila i dopunila odluku Vlade br. 03/30 od 12.05.2020;

 

 

– Imenovala ad hoc komisiju za stručno ocjenjivanje za prijem u zvanje višeg rukovodstva za kategoriju: Izvršni direktor u Agenciji za polnu ravnopravnost  pri kabinetu premijera Vlade;

 

 

– Odobrila Program koji je pripremila Kancelarija za pitanja zajednica. Ovaj program ima ključni cilj unapređenje prava nevećinskih zajednica, kroz grantove i subvencije, i korak naše Vlade u pravcu finansijske podrške medijima, nevladinim organizacijama, studentima i osetljivim kategorijama, za punu integraciju i jednaki razvoj;

 

 

– Usvojila koncept dokument za tretman otpada;

 

 

– Usvojila konačnu odluku o eksproprijaciji imovine zahvaćene realizacijom projekta “Konzervacija, restauracija i izgradnja Memorijalnog kompleksa masakra u Rečku”.

 

 

 

Me respekt!

Zyra për Komunikim Publik

Zyra e Kryeministrit

Ndërtesa e Qeverisë, bulevardi “Nënë Tereza”, pn

Zyra numër 102

email: [email protected]

Web:    www.kryeministri.rks-gov.net  

 

 

KONTAKTI:

+383 38 200 14 625, [email protected],

+383 38 200 14911 [email protected],

+383 38 200 14045 [email protected]

+383 38 200 14 641, [email protected]

+383 38 200 14 803, [email protected],

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit