Partia Demokratike kallëzoi penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Kulturës, Blend Gonxhja, për aktin normativ 4.2 milionë euro që mundësoi realizimin e koncertit më të madh ndonjëherë në Shqipëri, të reperit amerikan Kanye West, të shtunën në Eagle Stadium në Kashar.
Një kallëzim, që për mazhorancën socialiste u konsiderua qesharak, dhe tentoi të njollosë sado pak jehonën ndërkombëtare që solli Kanye West në Shqipëri.
“Turp i madh, u futëm në listën e lajmeve qesharake në botë, që një parti politike kallëzon penalisht një këngëtar, Kanye West, u gjet një armik i ri në Shqipëri. Tani e kuptojmë pse mungojnë në parlament, ishin të zënë me kallëzimin për të shkuar në SPAK për koncertin”, tha Taulant Balla.
Mes bojkotit të parlamentit dhe duarve të fshehta në protestë, Balla tha se PD tani është e kompleksuar dhe ka një konkurrent të ri politik.
Ndiqni kronikën:






