11 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Tara emocionohet në Gjykatë: Kush janë këta kriminela, armiq të UÇK-së e pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Komandanti Ismet Tara e ka mbyllur dëshminë në Hagë.

Ai ka mbajtur një fjalim para përmbylljes së dëshmisë, ku ka përshkruar gjithë historinë e intervistimit të tij.

Ai ka treguar detaje të takimeve me prokuroren.

“Shënimet që kam marrë pas çdo takimi. Paraqitja ime në Gjykatën e Hagës është bërë me datë 14.02.2025 ku më janë bërë të njohura të drejtat e mia. E kemi vazhduar leximin e intervistimit të vitit 2019 qëkam dhënë në plotni të njëjtës gjykatës. Pas 15.02, më janë dhënë intervistime të lexoj në hotelin ku kam fjetur. Më 17 shkurt 2025 kemi vazhduar me ekipin e prokurores për daljen në dëshmi, procedura është zhvilluar pa far problemi, të njëjtën procedurë kemi bërë edhe të martën me datë 18.02.2025. Deri vonë pa asnjë problem”, tha Tara, raporton Nacionale.

Ai më pas tregoi se si ia prezantuan raportin, e famshëm tashmë, dhe çka shkruante aty.

“Por, me datën 19.02.2025 të mërkurën e kemi vazhduar prap deri dikund në mesditë pa problem, deri afër orës 12. Në mesditë kur prokurorja ma paraqiti një dokument të vitit 2019 të intervistimit tim. Kur fillova ta lexoj më kaploi dridhje dhe frikë se çka lexoja, mendoja të bërtas, çfarë janë këta njerëz, çfarë na përgatitën, kush janë këta kriminela. Më tha që janë fjalë të tyre, e jo fjalë të tua. Kur pashë se dokumenti ishte nënshkruar nga ekipi i intervistuesve të mi. Leximin e bëri përkhyesja ime, duke qarë ndryshova mendimin për gjykatën, hetuesit, dhe prokurorët, se janë armiqtë e mi, të UÇK-së, pavarësisë së Kosovës dhe popullit. Kërkova sqarime duke kërkuar e sharë intervistuesit e mi si kanë guxuar të më rrezikojnë. Tradhtarë të luftës, dhe të martirëve. Prej dokumentit më kujtohet vetëm të zezat që më janë përshkruar”, tha Tara.

Komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka treguar detaje lidhur me dokumentin të cilin pretendon se e ka zhdukur Prokuroria e Hagës.

Tara duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, tha se në atë dokument i janë mveshur deklarata se UÇK-ja “ka vrarë civilë”.

“Ky dokument është zhdukur prej prokurores time, është dokument i cili është përshkruar më 2019 nga të gjithë ata hetues dhe prokurorë, që kam dhënë intervistë për 32 orë. Ai dokument nuk është përshkruar në prezencën time, nuk më është treguar, dhe as nuk e kam nënshkruar dhe as nuk kam pasur njohuri për të qe 5 vite, me datën 19 të mërkurën në përgatitjen time me stafin e prokurores, më është treguar ai dokument për herë të parë. Ai dokument përshkruan Tarën sikurse Ismet Tara ka thënë se Tara di shumë krime që kanë ndodhur, krime që ka bërë UÇK-ja, që ka vrarë civilë, jonjerëzore, sipas atyre. Janë dy fleta të cilat nuk i kam nënshkruar unë kurrë, nuk më janë dhënë kurrë, për herë të parë më janë zbuluar për herë të parë nga prokurorja e cila e ka zhdukur këtë dokument”, tha Tara, raporton Nacionale.

Sipas Tarës, ky dokument ndërlidhet me intervistimin e vitit 2019.

“Ai dokument mu më është thënë se është i stafit tim intervistues për 32 orë në vitin 2019. Por kurrë atë dokument as nuk e kam parë, as nuk e kam diskutuar me mua, as nuk më është dhënë për ta parë. Është përshkrimi gjeneral se qysh ata e kanë cilësuar intervistimin tim. Me atë përshkrim ma kanë rrezikuar jetën time, familjen time”, tha Tara më tutje.

Sipas komandant ‘Hoxhës’, ai dokument është përshkrim i egër i dëshirave të Prokurorisë.

“Më është thënë nga prokurorja se ky dokument është përshkruar nga intervistimi im, dhe më ka thënë a e ke parë, a e ke nënshkruar. Kur kam filluar ta lexojë këtë dokument kam nisur të qajë. Jam i rrezikuar në lidhje me atë dokument nëse nuk paraqitet të shqyrtohet dhe të bëhet i njohur, dhe ai përshkrim është i egër i dëshirave të tyre”, tha më tutje Ismet Tara.

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se do të kërkojnë nga Prokuroria që t’ua ofrojë këtë dokument.

“Dëshiroj që të njoftoj ZPS-në që ne do të kërkojmë dokumentin që përmendi dëshmitari në procesverbal sepse ai dha një përshkrim të hollësishëm të dokumentit dhe tha se është dokument i brendshëm i ZPS-së dhe që ai e ka parë për herë të parë gjatë seancës përgatitore, kështu që unë do e njoftoj Prokurorinë që do i bëj kërkesë ZPS-së që të na e japë këtë dokumentin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në qoftë se është një dokument i brendshëm duhet të na i japin arsyet për këtë”, tha Dixon.

Prokuroria e Hagës ka thënë se një dokument i tillë nuk ekziston.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit