15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Tanku i mbetur në Drenicë që nga viti 1999, banorët thonë se eksplodoi nga sulmet

- Advertisement -

Gjurmët e luftës së fundit në Kosovë ende janë evidente në Fushticë të Poshtme të Drenasit.

Në këtë fshat, tash e mbi dy dekada qëndron ky tank si mbetje e artlierisë ushtarake serbe.

Faik Januzi, banor i këtij fshati, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrëfen se si vazhdimisht forcat serbe kishin sulmuar me këtë tankë.

“Në Qershor të vitit 1999 vazhdimisht ka sulmuar kjo tankë dhe në malet e Berishës. Vazhdimisht janë parë predhet e saj, po meqë ka pas gjuajtje pa ndërprerje ka ardhë deri te eksplodimi i brenshëm i tankës”, thotë Januzi.

Megjithëse e cilëson si një ndër armët më të rënda të ushtrisë së forcave serbe, Jonuzi thotë se populli shqiptar kishte një armë edhe më të fortë- moralin.

“Ditët e fundit vazhdimisht kjo tankë e cila ka qenë e vendosur këtu, pastaj e kemi vendos në vendin ku gjendet sot, ka qenë një ndër armët më të rënda që e ka përdorë Serbia kundër UCK-së dhe popullit tonë, por ushtria dhe populli jonë ka pas një armë më të fort e cila është morali”, theksoi ai.

Tutje, ai thotë se kishte interesim të madh për tankën dhe se shumë njerëz e vizitojnë.

“Por më janë drejtuar njerëz me qanta plot dollarë të Amerikës. Dy kanë qenë nga Shqipëria, por nuk e kam leju. Populli e mbron këtë, e don dhe ka luftuar për këtë. Kemi vizita të shumta të njerëzve, nuk kalon ditë pa ardhë me vizitu njerëz qoftë prej diasporës dhe viseve të ndryshme të shqiptarisë”, bëri të ditur Januzi.

Duke u shprehur në emër të të gjithë banorëve, ai thotë se nuk do e zhvendosin asnjëher nga aty.

“Nuk ka forcë që mund ta merr këtë prej këtu. E kemi zhvendos nga ky vend- në këtë. Tash mendojmë me bë dhe një thurje dhe të ketë gjelbrim më tepër”, shtoi ai.

Gjatë luftës së viteve 1998- 1999 , u vranë rreth 12,000 persona dhe u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova. Edhe pas 23 vjetësh nga përfundimi i luftës ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit