Talenti kosovar në top formë në Kroaci, katër ndeshje – katër fitore

- Advertisement -

Mbrojtësi kosovar Leon Zeqiraj po shkëlqen në futbollin kroat.

Ish-mbrojtësi i Kosovës U21 ka hyrë në një seri fitoresh me skuadrën e Kustosijas, duke regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e fundit.

Qendërmbrojtësi po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke ndihmuar në stabilizimin e mbrojtjes pas një fillimi jo të mirë të sezonit.

Zeqiraj po vlerësohet lart në Kroaci, ku paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura.

Ai është rritur në akademinë e klubit të njohur gjerman, Werder Bremen

Të ngjashme

Të fundit