17.1 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Takimi me kryekëshilltarët diplomatikë, Lajçak: Diskutuam zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim dhe situatën në veri

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një përditësim në “X” pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner.

Lajçak njoftoi se takimi u karakterizua me “konsultimeve intensive dhe shumë thelbësore” të mbajtura me këshilltarët kryesorë diplomatikë.

Diskutimet u fokusuan në hartimin e hapave të ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës, ka thënë Lajçak.

Postimi:

Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar.

Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit