13.9 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Tahiri thotë se VV-ja po i bojkoton seancat e jashtëzakonshme sepse doli në pah bashkëpunimi me Listën Serbe e parregullsitë në KEK

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se bojkotimi i seancave të jashtëzakonshme nga  Lëvizja Vetëvendosje është për arsyeja se është dëshmuar koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, si dhe korrupsioni në KEK, sipas Tahirit.

Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se përgjimet dhe mesazhet treguan se nuk ka pasur komunikim mes LVV-së dhe Listës Serbe vetëm për ligje që lidhen me komunitetet, po edhe për ligjet e tjera bazike.

“Kur ikë prej një ballafaqimi mundohesh me fshehur të vërtetën. Elementi i parë më goditës për besimin ndaj VV-së është me shpërfaqjen e së vërtetës së koalicionit të VV-së me Listën Serbe. Me publikimet e përgjimeve dhe mesazheve, shihet që komunikimi i VV me Listën Serbe ka qenë në vazhdimësi. Prej me zgjedhjen e presidentes, me ligjet më bazike, jo për ligje që lidhen me komunitete. Së fundmi u shpërfaq edhe kjo me Pagën Minimale, kur i larguna disa kategori ndër ta edhe veteranët”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Besnik Tahiri ka thënë se çështja tjera është korrupsioni dhe nepotizmi.

“Çështja e dytë pse ikin nga ballafaqimi, lidhet me korrupsioni. Shpërfaqja e një personi që s’ka pozicion formal në shtetin e Kosovës, dhe KEK’ut tregon aferën korruptive të dy elementeve që më së shumti i kanë sulmu qeveritë tjera; korrupsionin dhe nepotizmin”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit