Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se nuk do të marrin pjesë as të premten në vazhdimin e seancës konstituive.

Gjini tha se kjo seancë është e jashtëligjshme dhe, sipas tij, nuk e ka qëllimin të themelojë instituconet.

“Qëllimi është për të mbërritur përtej datës 13 shtator”, deklaroi ai.

Ai shtoi se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkeljen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Për momentin nuk kemi rrugë tjetër pos me ju referu Gjykatës Kushtetuese, do të synojmë koordinim edhe me dy partitë e tjera. Po, absolutisht duhet t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese, duhet të përgatitet lënda sa më mirë të jetë e mundshme dhe duhet të gjendet momenti se kur duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese kjo lëndë, patjetër”, deklaroi kreu i Aleancës.

Të ngjashme

Të fundit