Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar sot takim me Artur Krasniqin, pastor nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, në kuadër të takimeve para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e marshit, mesazhin e tij dhe nevojën për solidaritet e unitet qytetar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe familjeve të tyre.
Përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” e kanë njoftuar pastorin Krasniqi me aktivitetet dhe mobilizimin që po zhvillohet në mbarë vendin në prag të 12 shtatorit.
Pastori Artur Krasniqi ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Liri, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe mbështetjes qytetare në këtë moment të rëndësishëm.
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” e falënderon pastorin Artur Krasniqi dhe Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin me këtë nismë qytetare.
Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kosova po pret. Më 12 shtator, bashkë për lirinë.






