Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka folur në lidhje me deklarimin e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, se propozimi i tyre për nënkryetar të kuvendit bëhet “në emër të popullit serb”.
Mirëpo, në një prononcim për media në hollin e kuvendit, deputetes së LVV-së iu bë e ditur se Simiqi, edhe në të kaluarën kishte bërë një deklaratë të tillë në kuvend.
“Janë deklaruar në kuvend”, pyeti e habitur Nagavci.
Pastaj, shtoi se “unë mund të deklaroj që, si deputete, me aq sa kuptoj gjuhën serbe, në deklaratën e menjëhershme të deputetit, unë kam reaguar menjëherë te kryetarja e kuvendit dhe në diskutim me deputetët tjerë”, ka thënë ajo.
“Kjo do të thotë se një çështje e tillë duhet të adresohet, besoj se është e qëllimshme sepse, ndërkohë që deputeti Gruda tha se kjo nuk paraqet asnjë problem, pastaj zonja Vlora Çitaku në takim te kryetarja e kuvendit e pa si problem një deklaratë të tillë… pra, përtej asaj, ne jemi të interesuar që në këtë kuvend të mos ketë deklarata të tilla kundërkushtetuese”, theksoi Nagavci






