Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Xhafer Tahiri ka pyetur Glauk Konjufcën se si kanë kërkuar qira për kampin “Bondsteel”.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se këtë pyetje po e bën i gjithë populli.
“Krejt populli po pyet z. Konjufca, qysh ju i keni lyp qira “Bondsteelit”?
Ndërsa në një postim tjetër ka shkruar: Glauk, ti sapo e pranove që nuk e keni dashur kurrë Vjosën presidente! Është e qartë pse na çuan në zgjedhje këta!






