Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” shpallet kampion i Ligës së Parë dhe siguron pjesëmarrjen në Superligë

- Advertisement -

 

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh sportiv, duke u shpallur kampion i Ligës së Parë të Futsallit për edicionin garues 2025/2026 dhe duke siguruar pjesëmarrjen në gara në Superligën e Kosovës.

Ekipi i Policisë së Kosovës dominoi me rezultat 8:3 dhe ky sukses është rezultat i një pune të vazhdueshme profesionale, përkushtimit maksimal të lojtarëve, stafit teknik dhe mbështetjes institucionale.

Pas përfundimit të ndeshjes, në një atmosferë festive dhe emocionuese, u zhvillua ceremonia solemne e ndarjes së medaljeve dhe Kupës së Kampionit. Medaljet dhe trofeu iu dorëzuan ekipit kampion nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në praninë e zyrtarëve të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës, udhëheqjes së klubit Policia e Kosovës dhe Drejtorisë së Sportit të Komunës së Prishtinës.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë mbështetur ekipin gjatë këtij rrugëtimi dhe uron që ky sukses të shërbejë si motivim për të gjithë.

Urime dhe suksese ekipit!

Të ngjashme

Të fundit