-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Tahiri: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se kjo qeveri e ministrat e linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve, humbje që asgjë nuk ua kthen familjeve të dashurit e tyre.

Tutje, Tahiri thotë se nuk duhet të fokusohen vetëm në politika të masave ndëshkuese në trafik, të cilat nuk kanë asnjë efekt të qëndrueshëm në uljen e fataliteteve.

“Fokusi duhej të ishte në investimet në teknologji moderne për të kontrolluar shpejtësinë dhe sjelljen e pjesëmarrësve në trafik. Rrugët tona janë kaotike, infrastruktura e trafikut në gjendje të mjerueshme”.

“1. Nuk gjenden askund kamera shpejtësie. Duhet të ketë kamera inteligjente që monitorojnë shpejtësinë”.

“2. Askund nuk ka tabela me mesazhe të ndryshueshme që informojnë drejtuesit për kufijtë e shpejtësisë dhe rreziqet në rrugë”.

“3. Nuk ka sisteme që rregullojnë semaforët bazuar në rrjedhën e trafikut për të shmangur bllokimet dhe aksidentet”.

“4. Ku janë radarët dhe tabelat që tregojnë në kohë reale shpejtësinë e drejtuesve për të ndihmuar në parandalimin e tejkalimit të shpejtësisë? Vetëm disa sosh mund të gjenden”.

“5. Ku janë kamerat në semaforë që monitorojnë kryqëzimet për të kapur shkelësit që kalojnë në të kuqe, duke përmirësuar sigurinë?”.

“Është e papranueshme që këto teknologji moderne, të pranuara botërisht, të injorohen nga qeveria. Pse nuk ka investime për të ruajtur jetën e njerëzve? Sa aksidente të tjera duhet të ndodhin para se të ndërmerren masa të duhura?”, shkroi Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit