11.9 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Tahiri pas vendimit për kriptovalutat: Është viti 2022, kthjelluni!

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri ka hedhur sërish kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të fundit për ndalimin e kriptovalutave.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike.

Ai ka thënë se vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prapë lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar.

Ndryshe, të martën, ministrja kosovare e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tregoi se javën e kaluar është vendosur që në nivel vendi të ndalohet prodhimi i kriptovalutave, në një vendim në kuadër të Masave të Emergjencës, për shkak të krizës që ka kapur vendin.

Postimi i plotë i Tahirit:

Vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike, pa vlerësime të sakta dhe e pa informuar, pra është ‘one man show’. Vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar në Reuters.

Është viti 2022, kthjelluni!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit