7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Kosova është në fillim të valës së re të infektimeve me Covid-19

- Advertisement -

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, thotë se ardhja e mërgimtarëve nga Gjermania e Zvicra mund të kenë ndikuar në rritjen e rasteve me koronavirus. Në Kosovë janë regjistruar sot 70 raste më shumë me koronavirus, krahasuar me një ditë më parë.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë thotë se numrat janë grumbullim i mostrave të tri ditëve paraprake.

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku thotë se Kosova është në fillim të një vale të re infektimi me Covid-19.

“Jemi në fillim të një vale të re infeksionesh me koronavirus. Mirëpo kjo valë do të varet nga reagimi ynë si institucione por edhe nga reagimi i qytetarëve pasi kemi dy vite që përballemi me pandeminë dhe është mirë t’i shmangemi faktorëve të rrezikut”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gexha-Bunjaku.

“Rritja e numrit të rasteve të infektimit ka mundur të ndodhë pasi në këtë kohë kemi pasur një shtim të popullsisë në Kosovë gjatë dy javëve të fundit. Kanë ardhur mërgimtarë nga vende që kanë një situatë tejet të rënduar me pandemi siç janë Zvicra dhe Gjermania”, deklaroi tutje Gexha-Bunjaku.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka shtuar se së shpejti do të diskutohet nevoja ose jo e shtimit të masave anti-COVID në vend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit