Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se shkuarja e kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi në takim me Albin Kurtit, me ftesën e këtij të fundit, ia ka hequr liderit të VV-së arsyetimin me i fajësu partitë e tjera, shkruan Gazeta Express.
Tahiri ka komentuar edhe postimin e tij të bërë në Facebook, i cili u pa si kritikë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se postimi i tij s’ishte për LDK por ishte për ata që mendojnë se takimi i Krasniqit me Kurtin ishte gabim.
‘‘Jo s’ke për LDK, ke për të gjithë ata që mendojnë se ka qenë gabim me i shku në takim. Qeto takime, K
këto janë fushëbeteja për ne në politikë. Në anën tjetër ne nuk ndalemi së kërkuari për të realizuar projektin tonë që besojmë mund ta bëjmë Kosovën më mirë. Shpresojmë që do të dalim. Shkuarja në takim, mendoj që Kurtit më shumë do ti konvenonte mos më i shku në takim. Ky na ftoj me qëllimin mos me shku. Mendoj që sot ne ia kemi hequr nga dora arsyetimin me na fajësu, ky s’është duke kërkuar kompromis’’, ka thënë Tahiri në FRONTAL në T7.