10.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Tahiri, Gjoshi dhe Elshani takuan anëtarët e misionit vëzhgues të BE-së, diskutuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme

- Advertisement -
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri bashkë me Sekretarin për Anëtarësi dhe Financa, Betim Gjoshi dhe përfaqësuesin e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani kanë pritur në takim anëtarët e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në këtë takim u diskutua për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, duke përfshirë çështje të ndryshme që lidhen me organizimin, pjesëmarrjen e votuesve dhe masat e sigurisë që do të ndërmerren për një proces të drejtë dhe demokratik.

Përfaqësuesit e PDK-së e vlerësuan lartë punën e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, anëtarët e të cilit në vazhdimësi kanë dhënë rekomandime në shërbim të përmirësimit dhe avancimit të organizimit e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit