Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “turiste politike”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Osmanit, duke pretenduar se ajo është e frustruar dhe në kërkim të një “oferte turistike politike të radhës”.
Ai ka theksuar se, sipas tij, turizmi politik është aktivitet joetik dhe se koha po i nxjerr në pah të vërtetat.
‘Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës”, ka shkruar Hoti.
Në vazhdim të reagimit, deputeti i LDK-së ka përdorur edhe shprehjen “matrapazët politikë”, duke shtuar se shtëpia nuk mund të zëvendësohet me strehën e kundërshtarit.
“Koha po i nxjerr në dritë të gjitha të vërtetat”, ka përfunduar Hoti./Arbresh.info






