Vjosa Osmani e krahason skandalin e punësimeve në KEK me aferën e famshme

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, tash deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar audio-incizimin ku flitet qartazi për punësime partiake në KEK nga kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, të cilin e publikoi VOX Kosova.

Duke argumentuar qëndrimin e saj në Kuvend, ku iu referua qeverisjes së Albin Kurtit me shprehjen “Hajni poshtë, hajni lart”, ajo tha se ky audio-incizim dëshmon pikërisht atë që kishte thënë.

Madje, këtë ndërhyrje dhe kurdisje të konkursit në KEK, ajo e krahasoi me aferën “Pronto”.

“Ju e patë sot këtë çështjen e përgjimeve që pikërisht e dëshmon atë që e thashë unë dje, hajni poshtë, hajni nalt. Pikërisht alla Pronto dhe në qoftë se e vazhdojnë stilin e asaj ‘jo, s’kam konkuru’, atëherë, më falni, ku është dallimi?”, tha Osmani në Kanal 10.

“Një qeverisje që ka ardhur në pushtet duke u dhënë qytetarëve shpresë se do të jetë gjithçka përpos si ata më parë, do të duhej që, si element krahasues, ta kishte vetveten, pra, çdo ditë apo çdo vit të jetë një version më i mirë i vetvetes dhe jo të thuhet se edhe ne po e bëjmë kështu, sepse e kanë bërë ata para nesh”, shtoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit